17 shkurt – Maksim Dimtrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, mbrëmë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat i ka bërë ftesë publike Arbër Ademit, ish-ministër i arsimit që të bisedojnë përse në këto katër vite nuk është zgjidhur problemi me gjimnazin Sami Frashëri” në Kumanovë, shkruan Open-TV.
Ai ka theksuar se qëndron në premtimet e tij dhe se projekti është nga fundi. Dimtrievski ka shtuar se do të kërkonë mjete financiare edhe nga shteti dhe komuna. Më poshtë do të mund të ndiqni deklaratën e kreut të Kumanovës./Open-TV/