Në xhiron e 13-të të Euroligës, skuadra e basketbollit të Cërvena Zvezda fitoi ndaj Zhalgirisit me rezultat 77:73. Ishte fitorja e gjashtë radhazi e skuadrës nga Beogradi, por momenti më interesant i ndeshjes ndodhi kur spikerja zyrtare në sallë njoftoi rezultatin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Argjentinës.
Në atë moment, kur rezultati ishte 2:0 për ‘Gauchosët’, e gjithë salla filloi të brohoriste “Argjentina, Argjentina…”.
Për t’i bërë gjërat më bukur, lojtari më i mirë në fushë u shpall argjentinasi Luka Vildoza, i cili e mbylli takimin me 27 pikë. Për sa më sipër, tifozët e Zvezdës mbanin flamuj të Argjentinës në fillim të ndeshjes dhe më pas i gjithë Pioniri këndoi për të.
.@kkcrvenazvezda fans chant "Argentina! Argentina! 🇦🇷" in the last seconds of the game🗣️ pic.twitter.com/X0SiLnp4h3
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) December 13, 2022