VLEN komentoi sot tërheqjen e Drin Ahmetit nga funksioni udhëheqës i Soravias, duke theksuar se kjo nuk do ta amnistoj nga përgjegjësia. Sipas Astrit Ilazi nga VLEN tërheqja e Drinit nxjerr në pah edhe faktin se BDI-ja po përgatitet për të shkuar në opozitë, shkruan Alsat.
“Tërheqja nga krimi nuk do t’ju amnistoj nga përgjegjësia. Lajmi se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës i Soravisë deri në fund të vitit është një tregues se BDI po përgatitet për në opozitë, e me këtë përpiqet ti ikë edhe përgjegjësisë për krimet që kanë bërë familjarët e liderit të BDI-së. Por tërheqja nga bordi udhëheqës i Soravias nuk mund të mbuloj gjurmën e nipit të Ali Ahmetit i cili në moshë 25 vjeçare u bë me kapital 35 milionë euro, ndërsa nga an tjetër studentët shqiptarë, mjekët, policët, arkitektët, për çdo ditë mbushin autobusët plot për të ikur në mërgim, pasi këtu nuk mund të sigurojnë ekzistencën e tyre. Ky veprim i Drin Ahmetit nxjerr në pah edhe një fakt tjetër, se ndoshta Drini nuk është direkt pronar i Soravias por xhaxhai i tij Aliu i cili pasurinë e tij përpiqet ta fsheh tek familjarët e tij”, tha Astrit Ilazi, VLEN. /Alsat.mk