Nxënësja Vlera Arifi nga SHFK “Jeronim De Rada”, fshati Çerkez, në Kumanovë është shpërblyer me vendin e parë në fushën e artit figurativ, në kuadër të aktiviteteve të Javës Kulturore Shqiptare, të organizuara me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, raporton OPEN-TV.
Arifi u dallua me veprën e saj artistike me motive kombëtare, duke u vlerësuar me çmimin e parë për punimin e realizuar nën mentorimin e profesorit Dali Alili.
Shpërblimi u nda në kuadër të manifestimit kushtuar Kongresit të Manastirit dhe rëndësisë historike të njësimit të alfabetit shqip, ku morën pjesë edhe nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”. Përmes artit figurativ, poezisë dhe interpretimit letrar, ata prezantuan vlerat e gjuhës dhe kulturës shqiptare.







