Fatjon Jusufi është emri i fundit që ka ardhur te Voska Sport dhe është një tjetër futbollist nga seria e përforcimeve nga Ohri për vazhdimin e sezonit pranveror.
Jusufi sezonin e kaluar kishte veshur fanellën e Strugës me të cilën doli kampion dhe në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Gostivarit. Ai ka një përvojë të madhe në LPFM, me mbi 200 paraqitje dhe pritet të ketë një përforcim i madh për Voskën.
Sipas njoftimeve nga Ohri, Jusufi pritet të jetë prurja e fundit e Voskës, ndonëse nuk përjashtohet të sjellë edhe një lojtar tjetër, nëse bën diferencën në skuadër dhe është i lirë në merkato.
Jusufi pjesën më të madhe të karrierës së tij në futbollin tonë e ka kaluar në Renova, ndërsa ka luajtur edhe për Shkupin. Aventura të huaja ka edhe në Partizan,i Tirana nga Shqipëria dhe Shirak nga Armenia.