Voska Sport është shpallur kampion i Ligës së dytë dhe për herë të parë do të luaj në Ligën e Parë.
Pas triumfit të sotëm kundër Borecit 1-7 në Veles, skuadra e Voska Sport ka mbyllur sezonin në vendin e parë me 75 pikë, dy më shumë se Gostivari.
Trofeu i kampionit i është dorëzuar kapitenit Izair Emini dhe më pas pasoi festa e titullit. Në vazhdim ju sjellim fotografi nga festa e titullit. (Open-TV)