Voska Sport mbajti avantazhin në krye të Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë, pasi mposhti Kozhufin në udhëtim me rezultatin 1-2. Behar Feta ishte shënuesi i golit të epërsisë për mysafirët nga Ohri. Në pjesën e dytë autogol shënoi Hristijan Bejkov, ndërsa shpresën për Kozhufin ia ktheu Mihail Popov. Megjithatë, Voska arriti një triumf minimal, por të merituar.
Gostivari është ende në vendin e dytë, pas triumfit ndaj Arsimit (0-2) në fushë mysafire me golat e Simeon Hristov dhe Antonio Kalanoski.
Vardari fitoi 3-0 ndaj Slloga Vinicës, me golat e Zhoglev, Nikolovski dhe Mitev.
Pelisteri e mposhti Karaormanin me rezultat 2-0 dhe Teteksi fitoi një fitore të rëndësishme ndaj Bellasicës 3-2.
Llokomotiva Pehçevo fitoi 0-3 ndaj Borecit në Veles. Ohrid ishte më i mirë se Besa me 2-1, ndërsa Detonit Plaçkovica e kaloi Kamenicën Sasa me 5-1.
Rezultatet:
Kozhuf-Voska Sport 1-2
Arsimi – Gostivar 0:2
Ohrid-Besa 2-1
Vardar – Slloga V. 3:0
Pelister – Karaorman 2:0
Teteks – Bellasica 3:2
Borec – Lokomotiva 0:3