Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur me liderët evropianë në Londër, të cilëve ua ka shprehur zhgënjimin e tij që ka me NATO-n, pasi sipas tij, iu është refuzuar fluturimi mbi një zonë ndaluar.
Në një video-telefonatë drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.
“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë, dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.
“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Ka, ,tër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan, si dhe janë dhjetëra të vdekur”, deklaroi Zelensky, shkruan BBC.