Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova organizoi sonte një koncert me rastin e përvjetorit të 78-të të themelimit.
Ky koncert i është dedikuar Mustafë Ebibit, koreografit që punoi më shumë se 30 vite në këtë shoqëri kulturo artistike, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.
Për ta nderuar veprën e tij kishin marrë pjesë numër i madh i personaliteteve nga fusha të ndryshme të qytetit të Kumanovës, mes tyre dr. Ilir Hasani, biznesmeni Ridvan Dervishi e shumë të tjerë.
Postimin i dr. Ilir Hasanit:
E kujtojme me mall shokun, profesorin, koreografin tone #MustafeEbibi, ne 78 vjetorin e Ansamblit te këngëve dhe valleve Bajram Shabani – Kumanovë
#PertyTaf. (Open-TV)