Fejzulla Arifi në një intervistë për Open-TV foli në lidhje me librin e fundit për monografinë e fshatit Sllupçan “Natyra dhe shoqëria e Sllupçanit”.
Ai tha se tash e tre vite merret me vëllimet e librit, ku për çdo vit nga një vëllim është publikuar.
“Monografia e Sllupçanit përbëhet prej tre pjesëve: Emërndriturit e Sllupçanit, Popullsia e Sllupçanit nga antika e deri në ditët tona dhe pjesa e fundit ‘Natyra dhe shoqëria e Sllupçanit’”, tha mes tjerash Arifi për Open-TV.
Në videon e më poshtme mund ta ndiqni intervistën me autorin, Fejzulla Arifi nga fshati Sllupçan lidhur me vëllimin e fundit të librit Monografia e Sllupçanit- “Natyra dhe shoqëria e Sllupçanit” dhënë gazetares Anëmsha Shabani.