Kanë përfunduar pjesët e para në pesë takimet e xhiros së 28-të në LPFM.
Në Maxhari, Voska po udhëheq ndaj Vardarit me golin e Acimovicit në minutën e 32-të.
Me golin e bukur të Besart Ibraimit në minutën e 24-të, kampioni Struga TL kalon në avantazh ndaj makedonija GJP në Gjorce Petrov me 0:1. Ky është goli i 197-të i Besartit në karrierën e tij në Ligën e Parë.
Tikveshi kaloi herët në epërsi ndaj Shkëndijës me golin e Spahiut në minutën e 3-të, por Totre u rikthye me një gol të mrekullueshëm për të barazuar në 1:1. Nuk ka gola në Kratovë dhe Gostivar