17 Shkurt është një festë e madhe për të gjithë ne, mirëpo për këtë festë të shtetit tonë, liga e veteranëve e futbollit të Kosovës së bashku me tifo grupin Dardanët kemi vendosur të organizojmë një turnir madhështor në Kosovë.
Pjesëmarrësit e këtij turniri do të jenë :
1. Veteranët e futbollit të Kosovës
2. Veteranët e futbollit të Shqipërisë
3. Veteranët e futbollit të Greqisë
Turniri do të zhvillohet me datën 17/02/2022 në qytetin e Prishtinës ( kampin e Hajvalisë ) dhe fillon në ora 11 : 00.
I gjithë ky turnir nuk kishte mundur të organizohet po mos të kishim në ndihmën e Ffk-së. Turniri është nën patronatin e Ffk-së, kjo po e vërteton edhe njëherë se presidenti i FFK-së Z. Agim Adem është i gatshëm ti ndihmoj jo vetëm të gjitha ligave të futbollit të Kosovës por edhe i ndihmon dhe i respekton veteranët e futbollit Kosovarë.