Almir Aganspahiq është sulmuesi më i ri i Shkëndijës. Ai është 26 vjeçar dhe te kuqezinjtë vjen nga klubi Çukariçki i Serbisë.
Është i lindur në Sarajevë ndërsa momentet më të shkëlqyera i ka pasur te ekipi i Novi Pazarit, ku nga 54 ndeshje ka shënuar 18 gola.
“Përshtypjet e para vërtet janë të shkëlqyeshme këtu. Erdha mbrëmë, kjo është dita e parë, mund të them se kam ardhur në një klub shumë të organizuar i cili funksionon vërtet shumë mirë. E shoh se skuadra është shumë e mirë dhe me padurim pres të fillojë ndeshja dhe të nisë kampionati dhe Evropa”, shprehet Almir Aganspahiç në fillim.
“Kur kam pyetur për klubin kam dëgjuar se Shkëndija gjithmonë ka ambicie për të dalë kampion, të jetë e para në Maqedoni dhe në Evropë të ec sa më larg. Nuk frikësohem nga presioni. Kur kam pyetur për klubin më kanë thënë se ekziston një presion i caktuar. Kjo është ashtu në klube të mëdha që duan të fitojnë tituj gjithmonë ekziston presion. Kështu që e imja është të zë vend në ekip dhe të tregoj paraqitje sa më të mira dhe sigurisht me golat e mi të realizojmë qëllimet e vendosura”, deklaroi sulmuesi i ri i Shkëndijës.
Në ndërkohë Shkëndija vazhdon edhe më tej bisedimet me sulmuesin e Laçit, Saliou Guindo, por negociatat me të kanë ngecur te rroga mujore që e kërkon Guindo, e që është në lartësi prej 10.000 euro. (Euforia)