Mesfushori me përvojë Armend Alimi do të largohet nga skuadra e Rabotniçkit në merkaton e dimrit.
35-vjeçari nga Kumanova nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit për bashkëpunim të mëtejshëm dhe pas dy vitesh u largua nga skuadra e “romantikëve”.
Alimi erdhi në skuadrën nga Shkupi në janar të vitit 2021 dhe këtë sezon ishte një nga lojtarët e shquar të Rabotniçkit.
Ai ka disa oferta të mira, por ende nuk ka zbuluar se ku pritet të vazhdoj në sezonin e ardhshëm.