Një nga ndeshjet e mbrëmshme ishte edhe sfida mes PSG-së dhe Barcelonës. Një duel ku katalanasit triumfuan 3-2 në “Parc des Princes”.
Skuadra spanjolle kishte mbështetjen e një numri të kosiderueshëm të tifozëve. Por dy prej tyre mbrëmjen e djeshme janë arrestuar nga policia e Parisit, per shkak të fyerjeve raciste dhe përshëndetjeve naziste.
“Gjatë ndeshjes PSG – Barcelona, policia ka arrestuar dy tifozë për gjeste që lidhen me krime të luftës dhe për fyerje publike të karakterit racist”, ka njoftuar Prefektura e Policisë në “Twitter”.