Dy skuadrat e Ligës së dytë, KF Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi i Kumanovës kanë luajtur një miqësore interesante në Reçicë të Tetovës, raporton Open-TV. Çegranasit shënuan fitore prej 1-0, kurse golin e fitores e ka shënuar Lorik Lika, pas asistit të Amar Emrulit.
Vlen të theksohet se portieri i Arsimit, Vullnet Islami ia ka mbrojtur penalltinë kapitenit Egzon Azirit të Bashkimit.
Postimi i FC Arsimi:
#FULLTIME 𝟭-𝟬 ✅
▪️Fitojmë me rezultat 1-0 miqësoren me ekipin mik të KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947.
▪️Goli erdhi gjatë pjesës së parë, ku pas një aksioni të bukur, shënoi 𝐋𝐨𝐫𝐢𝐤 𝐋𝐢𝐤𝐚 pas një super asisti të 𝐀𝐦𝐚𝐫 𝐄𝐦𝐫𝐮𝐥𝐢.
▪️Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë portieri ynë 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐢 mbrojti penallti.
▪️Gjatë pjesës së dytë më shumë shans të dy ekipet i’u dha lojtarëve të rinjë, që mbajtën portat e paprekura deri në fund të ndeshjes!
𝐊𝐅 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌𝐈 𝟏𝟗𝟕𝟑 🟡⚫️
Foto: Nimet Shjerifi. (Open-TV)