Shkruan: Asllan Bajrami
Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë fare, fare me besimin fetar, madje as me fenë islame, e lëre më me shqiptarët.
Këta që e quajnë vetën hoxhë, e dinë shumë mirë se as Kurani nuk e ka askund të sanksionuar e lëre më të shkruajtur, se femrat duhet të mbulojnë fytyrën.
Në vendet arabike dhe saharike, atje ku ka shkretëtira, fytyrën e kanë mbuluar dhe e mbulojnë edhe burrat edhe gratë për t’u mbrojtur nga rëra, që të mos vërbërohen. Këtë gjë ata e bëjnë dhe e kanë bërë prej qindra e qindra vitesh, para se të lindte Muhamedi dhe para se të shkruhej Kurani.
Po pse atëherë ngrihet çështja e lejmit me ligj të mbulimit të kokës dhe fytyrës në Kosovë, dhe kush e kërkon këtë?
Një gjë dihet dhe duhet t’i thuhet hapur publikut se ka përpjekje dhe projekte, siç ka pasur edhe në të kaluarën e afërt dhe të largët, që përmes fondeve të zeza me burim nga Moska, Beogradi dhe nga disa satelitë të tyre në lindjen e afërt dhe të mesme, të gjithë këta së bashku, duan të krijojnë në Kosovë një gjendje paqartësie, një ngatërrim të opinionit të gjerë shqiptarë, për ta ndarë e përçarë.
Sponsorizuesit e lartëpërmedur kanë urdhëruar lakejt e tyre këtu në Kosovë që të jenë këmbëngules në nismën e tyre për lejimin e shamisë në institucionet tona arsimore.
Ata kanë për qëllim dhe punojnë fortë që të pengojnë shtetin e ri të Kosovë në rrugëtimin euroatlantik.
Ata duan ta fusin Kosovën dhe institucionet e saj në një rrugë pa krye.
Ata duan që ne si shqiptarë të ngatërrohemi me njëri-tjetrin, që të mos e kemi përparësi mbi përparësitë atdheun tonë Kosovën, mirëqenien e saj, qytetarinë dhe rrugën europiane.