Avioni luftarak tajvanez Mirage 2000 raportohet se është rrëzuar në det në lindje të ishullit.
Sipas agjencisë tajvaneze CNA, Forcat Ajrore në një deklaratë njoftuan se avioni luftarak Mirage 2000, i cili u ngrit nga baza ajrore Taitung në jug të ishullit, u rrëzua në det për shkak të një dështimi mekanik gjatë fluturimit stërvitor.
Në deklaratë theksohet se piloti i avionit është evakuuar duke u hedhur me katapultë para rënies dhe shëndeti i pilotit, i cili u mor nga deti me helikopter ushtarak, ishte i mirë.
Ndërkohë, ende nuk mund të përcaktohet vendndodhja e avionit të rrëzuar, mësohet se ka nisur hetimi për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Incidenti ishte përplasja e dytë e avionit luftarak që ndodhi në Tajvan këtë vit, transmeton Anadolu. Më 11 janar avioni luftarak F-16V, i cili u ngrit për një fluturim stërvitor nga baza ajrore Chiayi në perëndim të ishullit u rrëzua në det.