Enis Bardhi ka arritur të shënojë gol në Ligën e Evropës për Trabzonsporin, në ndeshjen kundër Monakos (3-0).
Mesfushori shqiptar shënoi gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 57-të të ndeshjes në Turqi. Dhe, nga gjuajtja e lirë, në stilin e të madhit Ronaldinho, ai e plasoi topin nën murin e gjallë dhe përfundoi në rrjetë.
Për Enis Bardhin ky ishte goli i tretë për Trabzonspor, pas transferimit nga Levante, ose i pari në Europa League, pas atyre dy golave në Superligën turke.
Goli i Enis Bardhit ndaj Monakos: