Emocione dhe entuziazëm i madh është duke mbretëruar në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, vendlindjen e Xherdan Shaqirit. Bashkëvendas i tij, Naim Kadriu, thotë e janë krenar me Xherdanin si bashkëvendas, shkruan Open-TV.
Ai thotë se ndeshjen ndaj Serbisë do ta ndjekin në ndonjë kafiteri, sepse krijohet atmosferë sikur të jesh në stadium. Kadriu pret që Zvicra të shënoj fitore prej 3-0 ndaj Serbisë, kurse gola do të shënojnë Shaqa dhe Xhaka.
“Besoj se Xherdani do të na jap shumë emocione kundër Serbisë. Jemi shumë krenar me të si bashkëvendas të tij, na jep kurajo për cdo minut, për cdo lojë që luan ai. Rinia e Zhegrës ndeshjen do ta ndjek në kafiteri, sepse aty krijohet më shumë atmosferë, ka emocione, dhe nëse ai shënon gol të gjithë do të festojmë. Parashikoj fitore prej 3-0, gola do të shënojnë Xherdan Shaqir, Granit Xhaka..”, tha me optimizëm Naim Kadriu, bashkëvendasi i Shaqirit.
“Derbi” Zvicër – Serbi do të luhet nesër (ora 20:00) në stadiumin “974” në Doha.
Open-TV ju sjell kronikën që e kishte përgatitur një ditë para se të filloj botërori Katar 2022.