Reali i Madridit u kthye me një fitore në kampionat, duke mundur në transfertë me rezultatin 0-2 Vajadolidin.
“Galaktikët” iu falën sërish Karim Benzemasë, me francezin që shënoi dy gola në fundin e takimit.
Kështu Reali është rikthyer sërish në kreun e tabelës së renditjes, duke parakaluar me një pikë më shumë Barcelonën, me këtë të fundit që është një ndeshje më pak.
REZULTATI:
VAJADOLID 0-2 REAL MADRID
Benzema (P) 83’, 89’