Sot më 22.02 2024 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashk me bashkpuntorët e tij si H. Ismet ef Ademin, Muftiun e Kumanovës, H. Abedin ef. Imerin, Muftiun e Shtipit H. Nasir ef. Rexhepin, Dr. Abdulkerim ef Iseinin, Z. Xhelal Mehmeti dhe Z. Umej ef. Fejzuli sot ndihmuan Spitalun e Kumanovës me Krevat dhe llamba për operacion ortopedik. Ai u prit nga drejtoresha Z. Dr. Biljana Ivanovska, Zv. Drejtori Dr. Spec. Ylber Isufi, Minur Bajrami, dr.spec. dhe ekipi medicinal të cilët i falënderuan Reisul Ulemanë për këtë donacion në shërbim të qytetarëve të këtij rajoni.
Reisul Ulema ju falënderoi për pritjen dhe theksoi se donacioni në fjalë nuk është i pari dhe se i gjith kjo bëhet për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe kushteve sa më të mira në Spitalin e Kumanovës.