• Impressum
  • Na Kontaktoni
February 7, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Opinione

Breza që dha gjithçka, e nuk mori asgjë!

December 19, 2022
in Opinione
Breza që dha gjithçka, e nuk mori asgjë!
Share on FacebookShare on Twitter

Sa e sa burra me emër ka pasur e ka Breza e Malësisë së Karadakut, duke filluar nga imam e hoxhallarë, për të vazhduar me mësues e burra të odave e të pleqërisë e deri tek artist, biznesmen, politikan po edhe burra punëtor e familjarë. Në një kohë fshat i krenarisë, i njohur edhe sot për mbajtjen e fjalës e të besës, fshat që ju dha shumë jo vetëm vendit të vet, po edhe gjithë rajonit, Shkupit, Kumanovës po edhe më gjërë. Me ajër të pastërt si në Alpet Shqiptare, me një pasuri natyrore që vetëm Zoti dinë të krijojë, me burime të shumta të ujit e tokë pjellore që mund të kultivojë thuajse gjithçka. Ka shumë tregime, anegdota, legjenda e “mesele” për këtë vend, që fatkeqësisht sot është lënë thuajse në harresë, në mëshirë të kohës dhe vet fshatarëve. Nga rreth 500 shtëpi sa kishte në një të kaluar jo aq të largët, sot vetëm në disa prej tyre mund të vëresh tymin e oxhakut e dritat e ndezura.

 

Me një rrugë në gjendje të mjerueshme të mos themi edhe katastrofale, me një shkollë me mezi 20 nxënës, me një xhami thuajse të boshatisur, pa shpresë për prosperim, Breza sot po jeton momentet më të vështira të ekzistencës së sajë shekullore. Fshat i shpërndarë edhe në vet territorin e saj që vlerësohet si fshati më i madhë i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut , po edhe me breznjan të shpërndarë gjithandej tokave shqiptare, po jo edhe vetëm, si një vendbanim që daton që nga shekulli i 15 po me gjasa që banorët e parë të jenë edhe nga koha e Ilirëve të lashtë, sot Breza po ballafaqohet me një depopullim tej mase. I dha Breza gjithë rajonit banorë, i dha njerëz që ndihmuan dhe ndihmojnë vendbanimet ku sot qëndrojnë, dha edhe djemt e vet që ranë dëshmorë për një jetë më të mire, jo vetëm për Brezën, u dha edhe përkrahje të gjitha partive politike në vend, e në veçanti atyre që vepruan në zonën zgjedhore numër dy, por ja që për fat të keq, asgjë nuk mori prej tyre, përpos disa vizitave shpresdhënëse por pa fryte.

 

Banorët e kësaj ane nuk janë të pangopur dhe nuk kërkojnë shumë. Kërkojnë vetëm disa kushte elementare, që po u takojnë shumë fshatrave të tjera që as nuk kanë kapacitetin e Brezës. Breza ka nevojë për një rrugë të kalueshme në cdo stinë, përkujdesje shëndetësore, ndonjë vizitë të kohëpaskohshme nga ata që po drejtojnë shtetin, ndonjë manifestim sa për të ringjallur jetën në fshat dhe …

 

Asgjë më shumë se sa ato që u takojnë. Sot kur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po debatohet për ndarjen e parave të grumbulluara nga qytetarët, ku një numër mjaft i madhë është me prejadhje nga fshati Brezë, detyrimisht duhet që partitë politike, e në veçanti të përzgjedhurit që morën votat e breznjanëve gjithandej zones së dytë zgjedhore, të ngrisin zërin edhe ate zërin e argumentuar se Brezës duhet ti ndahen mjetet për realizimin e këtyre kërkesave pa asnjë vonesë, pa dallim përkatësie partiake, po thjeshtë duke respektuar breznjanët dhe kontributin e tyre për ta.

 

Gjithçka tjetër dhe lëshimi pe në favor të planifikimeve tjera do të ishte thjeshtë keqpërdorim i besimit të dhënë dhe një mashtrim i radhës që u bëhet breznjanëve dhe Brezës në përgjithësi. Ta bëjmë Brezën fshat të të gjithëve, në vend se të shëndërrohet në fshat të harruar nga të gjithë.

Shkruan: Mr. Driton Nebiu

  

Related Posts

“Ikni sa më shpejtë prej këtu…”
Opinione

Kur do mundet Ali Ahmeti!?

February 7, 2023
Ramadani: Mos të harroje kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski…
Opinione

Drama BDI duhet të mbaroj

February 5, 2023
Pse policia po fle në rastin e shqetësimit të fëmijëve me informacione për bomba të vendosura nëpër shkolla?
Opinione

Vajtimi i kotë i Rufi Osmanit për PPD-në, a e din ky se ajo akoma është gjallë?

February 5, 2023
Premtimet e njëpasnjëshme për zgjidhjen e problemit hapësiror në dy shkollat e mesme, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe teknike “Nace Bugjoni” po mbesin vetëm premtime
Maqedoni

Pse hesht Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut, kur diskriminohen nxënësit shqiptarë, edhe ate para opinionit të gjerë!?

February 4, 2023
Kush mund të jenë politikanët e zyrtarët që do gjenden në “Listën e Zezë” të SHBA-ve?!
Maqedoni

A po përçahet BDI…pyetje për 1 apo 1 milion dollarë?!

February 4, 2023
Bujar Osmani: Gjuha shqipe do të jetë zyrtare edhe në Bashkimin Evropian
Opinione

Bujar Osmani: Fytyrën vendit ia lajnë BE dhe NATO dhe për këtë meritor është BDI dhe Ali Ahmeti

February 3, 2023
Next Post
Maradona apo Messi?, rrëfehet gazetari argjentinas që i ka ndjekur 10 botërore

Maradona apo Messi?, rrëfehet gazetari argjentinas që i ka ndjekur 10 botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK