Bunjamin Shabani ka folur para ndeshjes me Rabotnickin. Kapiteni i struganëve deklaroi se është koha që skuadra tu kthehet rezultateve pozitive.
“Na pret një ndeshje interesante sot. Rabotniçki ka ekip kualitativ, por ne mendoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje për të marrë një rezultat pozitiv. Besoj se është koha e duhur që të ju kthehemi rezultateve pozitive, përmes të cilave do qëndronim ende në krye të tabelës së klasifikimit”, deklaroi Bunjamin Shabani, kapiten.
Ndeshja Rabotnicki-Struga Trim Lum do të luhet në terenin e kompleksit “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim prej orës 13:00.