Klubi i Futbollit “Besa” dhe Burim Sadiki kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilës është dakorduar që ish-mesfushori i tyre dhe shumë skuadrave të tjera, të emërohet në pozitën e ndihmës-trajnerit tek skuadra seniore e skuadrës nga Dobërdolli, shkruan Open-TV.
Ai do të jetë asistent i trajnerit Aleksandar Tanevski.
Burim Sadiki është emër i njohur në futbollin vendor dhe kjo natyrshëm se është vlerësuar lartë nga drejtuesit e KF Besa.
Ai ka nisur menjëherë punën në pozitën e tij të re dhe për këtë u shpreh i kënaqur. Besa sot startoi me përgatitje për sezonin e ri 2024/2025 në Ligën e Parë.
Sadiki ditë më parë konfirmoi pensionimin nga futbolli aktiv. (Open-TV)