Shkruan: Nehat Jahiu
Kjo u vërejtë shumëherë edhe në shkollën fillore “ Faik Konica “ të fshatit Sllupçan. Që, nga hapja e parë e shkollës shqipe në këto troje, dikujt i pengoi shumë dhe u mundua që në mënyra të ndryshme ta pengojë atë duke përgaditur lloj – lloj metodash që mos të mësohet shqip. Njëherit mësimdhënësve duke u përgaditur skenare të ndryshmë për t’i larguar nga proçesi edukativo – arsimor. Shumë arsimdashës shqiptarë përjetuan golgotën e skenareve të ndryshëm duke u përjashtuar nga shkollat, duke u dënuar me dënime të ndryshme të llojit sllavokomunist, duke u dënuar dhe duke vuajtur këto dënime nëpër kazamatet e ndryshme dhe duke ushtruar presione dhe metoda më çnjerëzore ndaj tyre. Këto afera filluan edhe në shkollat e posahapura “Shaban Beqiri “ të fshatit Sllupçan dhe në atë “Emin Duraku” në fshatin Orizare. Mësuesit e parë që hapnin ( shpërndanin ) rrezet e para të dritës në trojet e tyre, në gjuhën amtare dhe që nuk kursenin asgjë nga vetja për t’i arsimuar gjeneratat e reja , u akuzuan si Inforbiroistë, nacionalistë, irredentistë… e shumëçka tjetër për t’i burgosur e dënuar. Fat famëkeq të cilin e përjetuan edhe mësuesit e shkollës sonë: Mustafa Veseli, Xhevdet Mustafa – Tuka gjatë viteve 1948/49. Gjatë fundit të vitit 1952 arrestohet dhe gjykohet me 8 vjet burgim me preteks “ propagandë armiqsore “ mësuesi dhe atdhetari i shkollës fillore “ Shaban Beqiri “ në fshatin sllupçan Ali Çaushi nga fshati Vrapçishtë i Gostivarit. Më vonë, gjegjësisht, gjatë viteve 1957/58 do ta përjetojë edhe mësuesi shumë i vyeshëm Qemal Jahja, i cili shumë herë do të ftohet në organet e sigurimit dhe të maltertohet, sa që pas një kohe nga torturat që përjetoi nga UDB – ja vdiq në moshë shumë të re, mu atëherë kur ju deshtë më së shumti popullit të tij, arsimit shqip, vendit të tij dhe gjeneratave të reja. Edhe mësuesi, edhe patrioti i devotshëm i arsimit shqdhe sakrifikuesi i mbarë çështjes kombëtare, arsimtari i diplomuar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që punoi një kohë shumë të shkurtër në shkollën tonë gjatë vite 1958, iu përgaditën skenare nga UDB – ja, të ndihmuar nga disa kodoshë të sojit tonë, e dënuan me 7 – 8 vjet burg, që edhe e vuajti dënimin. E ai ishte arsimtari Mumin Kastrati, që kishte ardhur nga fshati Hogosht i Kamenicës për të mbjellur dhe kultivuar diturinë në gjuhën e tij amtare tek gjenerata e re e popullit të tij, ashtu siç kishin mbjellur dikur bashkëkombasit dhe ideologët e Rilindjes Kombëtare.
Veprime të tilla të montuara nga pushteti dhe pushtetarët sllav, duke u ndihmuar edhe nga disa individë të kombit tonë, në shkollën tonë gjithënjë u përsëritën për të vazhduar gjithnjë në intervale, vetëm e vetëm par ta penguar arsimin shqip dhe mësimdhënësit , që e përhapnin atë brez pas brezi. Kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj shumë shpesh u ballafaquan me trysni të ndryshme, por gjithënjë mbetën këmbëngulës në idealet e tyre arsimdashëse, në tabanin e tyre kombëtar. Kjo shkollë në shumë raste u quajt dhe u shpallë si një çerdhe nacionalistësh, irredentistësh e çfarë jo… ndërsa, arsimtarët e saj nacionalistë të përbetuar, që nëpërmes ideologjisë së tyre ndikojnë drejtëpërsëdrejti edhe tek gjeneratat e reja për shkatrrimin e sistemit shtetëror dhe për këtë arsye duhet marrë masa për t’i frikesuar , dënuar, larguar nga puna , burgosë, diferencuar… etj.
E gjithë kjo ishte e kotë, sepse arsimtarët e kësaj shkolle ishin të vendosur dhe të paluhatshëm në kërkesat e tyre dhe në idealin e çiltër të çështjes kombëtare, pa lëshuar aspak pe. Përderisa do t’i përjetojnë të gjitha presionet, shtypjet, dënimet, burgosjet, largimin nga puna, e çfarë jo…
Shpejt do të vijë edhe viti shkollor 1974/75. Diferencime, burgosje, ndjekje… zbulohen nacionalistët e Enver Hoxhës, duke kënduar një nxënës një këngë, gjatë një programi festiv në shkollë të përgaditur nga arsimatrët dhe nxënësit. Nuk do të ndalen edhe më tutje në këtë shkollë maltertimet, diferencimet, përjashtime dhe lloj – lloj metodash të tjera edhe gjatë vitit 1981.Përsëri nacionalistët dhe irredentistët, ku tjetër, pos në mesin e arsimtarëve të shkollës fillore “ Faik Konica “. Duhet çrrënjosur njëherë e përgjithmonë këtë çerdhe nacionalistësh. Kaluan edhe këta vite dhe do të mbesin kujtime të paharruara për kolektivin e kësaj shkolle, që mos të përsëriten më veprime të tilla. Por, gjahtarët përsëri në gjah arsimin shqip.
Vitet 1987/88/89, evidenca pedagogjike duhet të mbahet ( shkruhet ) në gjuhën maqedone dhe në alfabetin e saj qirilik. Absurd mbi absurde… Përsëri në shkollën fillore “ Faik Konica “, mësimdhënësit të padëgjueshëm për pushtetarët dhe urdheruesit… Evidenca do të udhëhiqet vetëm në gjuhën e tyre dhe të nxënësve, e ajo është gjuha shqipe. S’ka lëshime. Të gjithë shkruajnë në gjuhën e tyre amtare. Të gjithë kompaktë. Përsëri fillojnë torturat, shtypjet, dhuna, kërcnimet, diferencimet, përjashtimet të llojit të ndryshëm. Turret si bishë ë çoroditur Todor Çushkarovski me kompaninë e tij prapë në çerdhen e nacionalistëve të shkollës fillore “ Faik Konica “. Deri natën vonë, me netë të tëra nën kërcnime arsimtarët e kësaj shkolle. Asgjë konkrete. Arsimtarët të gjithë të vendosur, nuk ka kthim prapa. çfarë duhet bërë me këta nacionalistë?!…Shkolla të dënohet, i tërë kolektivi të çohet në drejtori të dhunshme dhe të mos funksionojë asgjë nga Brenda dhe gjithëçka të vendoset nga Komiteti i Toshës . Fillojnë diferencimet, dënimet… Përpilohen lista për largime nga puna, e çfarë jo… Prapë, nuk ka kthim prapa, të punësuarit kompaktë dhe në idealet e tyre të pathyeshme.
Tani do të përmisohen të punësuarit e kësaj shkolle, ose do të merren të gjitha masat e përdhunshme deri në dënime, burgosje, largim nga puna e gjithçka tjetër. Përsëri këmbëngulës, nuk ka kthim prapa. Kolektivi përsëri kompaktë pa luhatje. Kalon edhe kjo shtrëngatë, prapë asgjë. Edhe njherë përsëri me drejtori të dhunshme. Përsëri kërcnime se do të pësojnë dënime, largime nga puna, përjashtime… mbyllja e shkollës nën dry… Deri në fund, nuk ka lëshim nga ajo që është shqiptare…
Është për tu habitur dhe është një absurd mbi absurde se, si në shkollën qëndrore të fshatit Sllupçan “ Faik Konica “, gjatë vitit 1989 zbuluan një nacionalistë, irredentist të quajtur me emrin Selim Zendeli, me profesion rojtar nate në këtë skollë. Athua vallë, edhe ky “ nacionalist “ rojtar shkolle na i paska infektuar gjeneratat e reja (nxënësit) me nacionalizëm për shktarrimin e shtetit… Pse, edhe ky do të arrestohet në vendin e punës me një skuadër policësh, do të maltertohet, do të burgoset dhe do të vuaj dënim me burg dhe do të përjashtohet nga puna si i rrezikshëm. Kjo do të ndodhë, sepse Selim Zendeli na paska marrë pjesë në demostratat e ‘ 89 – shit, kur nxënësit dhe prindërit shqiptarë në Kumanovë na paskan kërkuar që të mësojnë nëpër shkolla të mesme të këtij qyteti në gjuhën e tyre amtare. Edhe arsimatri i historisë , Skënder Musliu do të përjashtohet nga proçesi arsimor, sepse nuk na qenka i përshtatshëm në proçesin edukativo – arsimor të kësaj shkolle. Një numër i madh arsimatrësh do të ndëshkohen me dënime të ndryshme të llojit komunist, parapërjashtim nga puna e çfarë jo tjetër…
Mësimdhënësit dhe nxënësit e tyre në shkollën fillore “ Faik Konica “, çdo herë të pakënaqur me të drejtat e tyre arsimore dhe në tërësi ato kombëtare. Për çdo ditë, muaj e vit tek gjenerata e re shtohej dashuria për liri, drejtësi, barazi kombëtare me të tjerët në atdheun e tyre…
Dhe, erdhi viti 2001, ku do të gjuhet me gjithëçka dhe në çdo anë për të shkatrruar çdo gjë që ishte shqiptare. Nuk u kursyen pleq, plaka, burra, gra, fëmijë e çfarë jo… U granatuan, u shkatrruan, u dogjën shkolla, u vranë edhe fëmijë, nxënës… Edhe këtë si duket më së tepërmi e përjetuan nxënësit e shkollës së bashku me shkollën e tyre si objekt. U vranë dhe ranë martirë…Erdhi koha. Dhe, nuk ndejtën durkryq ish nxënësit e kësaj shkolle për t’i rrokur armët në dorë për liri. Dhe, nën ëmblemen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare mbrojttën çdo gjë që është e tyre shqiptare, sepse mu çdo gjë për historinë dhe lashtësinë e tyre në këto troje e kishin mësuar mu nga bankat e kësaj shkolle. Do të luftojnë trimat e lirisë nëpër male e fusha për ta ruajtur indentitetin e tyre kombëtar e fetar.Fara që e mbollën mësuesit e tyre dha frute. I flukën lapsat dhe librat. I rrokën armët. Shumë ish nxënës të kësaj shkolle do të plagosen dhe do t’i lënë gjymtyrët e tyre së bashku me gjakun e njomë në këto troje për ta mbrojtur nga këmbët e huaja dhe për një ardhmëri sa më të mirë për të drejta kombëtare. Po. Po. Një numër nga ata edhe do të bien dëshmorë në altarin e lirisë dhe do të bëhen bijtë dhe bijat më të dashur të këtij populli. Ata do të jenë dëshmorët e lirisë…
Marr nga libri “ Brez pas brezi për shkolla shqipe”, botuar më 2008, autor Nehat Jahiu