Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me incizimet e publikuara mes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simicit, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku në reagimin e saj të bërë në Facebook, ndër tjerash ka shkruar ‘Kosovë, o zemër e madhe e dashuri pa kushte, gjithçka e gjithkush të ra hise’.
Postimi i plotë:
Kosovë, o zemër e madhe e dashuri pa kushte, gjithçka e gjithkush të ra hise.
Enver Zymberi ka vdekur pas plagëve të marra nga grupet kriminale në veri të vendit në korrik të vitit 2011.
Pas shkeljeve të vazhdueshme që po u bënte Serbia marrëveshjeve të CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit.
Meqë pika 1 dhe 31 në pjesën veriore të vendit menagjohej nga EULEX, zyrtatët e BE refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në atë moment vendosi të dërgoj njësinë ROSU në veri. Bandat kriminale u organizuan dhe aty Enver Zymberi mori plagët që i sollën vdekjen.
Por, misioni nuk u zbraps. Sot e atë ditë, policët dhe doganierët tanë janë në dy pikat kufitare në veri të vendit.
Kaq për sonte. /gazetametro.net