Dashnim Hebibi, gazetari nga diaspora, i cili për 22 vjet sa është duke jetuar në Zvicër, nuk ka ditur të ndalet së shkruari me profesionalizëm për aktivitetet e diasporës shqiptare sot është nderuar me mirënjohje të re.
Mirënjohja e re ka ardhur nga kryetari i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër (BISHZ), Abas Fejzullahu.
Postimi i tij i plotë
Sot, me 13.12.2022, u nderova me mirënjohje nga kryetari i BASHKIMIT TË INTELEKTUALËVE SHQIPËTARË NË ZVICËR (BISHZ), z. Abas Fejzullahu.
Falënderoj pafundësisht, z. Fejzullahu dhe gjithë kryesinë e BISHZ me qendër në Zvicër. Z. Abas Fejzullahu është njëri ndër veprimtarët më të dalluar të kauzës sonë kombëtare.
Ky personalitet nuk është ndalur kurrë për të mirën e kombit. Është një enciklopedi. I dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat!