18 Maji është dita ndërkombëtare e Muzeumeve. Për këtë ditë është deklaruar Afet Jashari, ndihmësudhëheqës i Sektorit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës.
“Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë. Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë”, tha ai.
“Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Sivjet pas 2 vite pandemi edhe në Maqedoninë e veriut do të manifestohet kjo dite . Në Muzeun Nacional të Maqedonisë do të mblidhen të gjithë muzet nacional dhe lokal të Maqedonisë dhe do të debatojnë për fuqin e muzeumeve dhe do të zgjidhet projekti mëi mir muzeor në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Afet Jashari, ndihmësudhëheqës i Sektorit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore -Ministria e Kulturës.