Ekipi i futbollit të djemve të shkollës fillore komunale “Naim Frashëri” nga Kumanova janë shpallur kampion shtetëror në garat e organizuara nga Federata e Sportit Shkollor të RMV-së dhe seleksionuesi Kiril Izov.
Ky sukeses është edhe më i madh për faktin se ata janë bërë kampion pa asnjë gol të pranuar, shkruan Open-TV.
SHFK “Naim Frashëri” në finale kanë mposhtur SHFK “Rajko Zhinzifov” nga Shkupi me rezultat 2-0.
Gjithashtu kjo shkollë na ka bërë krenare edhe me titullin nënkampion në futsall.
“Shkolla fillore komunale Naim Frashëri është më e mira për momentin në Maqedoni për futboll. Në gara komunale jemi pa gol të pranuar, në gara Zonale pa gol të pranuar, në gara Regjionale pa gol të pranuar, në gara Republikane pa gol të pranuar. Është rekord që nuk e ka arritur askush me djemtë në futboll në Maqedoninë e Veriut”, thonë profesorët e kulturës fizike dhe trajnerët Oktaj Jusuf dhe Faton Zenuni. (Open-TV)