Medalja e artë për pak i doli nga duart, por Ajla Kadriji (44kg), sportistja e talentuar shqiptare, anëtare e reprezentacionit të Kraocisë, e fitoi medaljen e argjendtë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Arena Open 2023” në Pula të Kroacisë.
Në meçin final ajo ishte në epërsi me rezultat 10-4 dhe kur të gjithë pritnin që ajo të fitojë bindshëm si në ndeshjet paraprake, ndodhi e papritura dhe talentja shqiptare pësoi disfatë, duke u kënaqur me medaljen e argjendtë.
Ajla e zuri vendin e dytë në kategorinë deri më 44 kg, pas tre fitoreve të njëpasnjëshhme dhe bindëse me rezultat 10-0.
Ndërkohë, Kadri Kadriji në kategorinë 35 kg me një humbje ne raundin e parë të garave, pas një lufte të gjatë u radhit në vendin e pestë.
Në turne po marrin pjesë klube nga Austria, BeH, Cekia, Hungaria, Italia, Greqia, Serbia, Sllovenia dhe klubet nga e gjithë Kroacia. (Open-TV)
Linku i videove:
https://www.facebook.com/bujar.kadriji