Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i doc.dr. Avni Avdiut me titull: “Filozofia dhe socialpsikologjia e mediave”.
Është ky libri i katër i radhës, ndërsa i dyti për mediat, pas atij “Edukimi dhe socializimi mediatik” – të dyja në mbështetje të Ministrisë së Kulturës së RMV.
Libri i parë titullohej “Jeta mes udhëkryqit dhe rrugëdaljes”, kurse i dyti “Idiotët e modernizuar”.
Doc.dr. Avni Avdiu ka diplomuar në filozofi, gazetari dhe sociologji, ndërsa ka doktoruar në filozofi politike dhe në sociologji të medias. Aktualisht ligjëron në UNT në Shkup./Open-TV.