15 janar 2022 – Edhe FK Bratstvo nga Zhitosha, anëtar i ligës së dytë-lindje, i ka dhënë fund pushimit dimëror. Skuadrën e vetme shqiptare në këtë kategori e pret një pranverë e nxehtë, pasi me cdo kusht dëshirojnë të sigurojnë ekzistencën. Ata sezonin vjeshtor e kanë përfunduar në vendin e fundit.
Një një intervistë dhënë portalit Open-TV.mk, Eroll Abdiu, drejtori ekzekutiv i FK Brastvo Zhitoshe ka folur për përgatitjet, mbijetesën, sponsorët dhe premtimin e Sejdinit për stadiumin. Ai ka thënë se edhe pse gjenden në pozitë të vështirë në tabelën e klasifikimit, nuk do të dorëzohen deri në shansin e fundit. Sipas tij, shpresat janë të mëdha.
PËRGATITJET– Kemi nisur sot me përgatitjet e skuadrës për sezonin pranveror. Startin e kishim planifikuar më herët, por moti i vështirë na e pamundësoi një gjë të tillë.Skuadra ka nisur fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Romer Muric dhe ndihmësit Agim Kera. E kishim planifikuar që përgatitjet të fillojmë më herët, por për shkak të motit të vështirë e shtymë për disa ditë. Dhe, ja sot filluam.
PËRFORCIMET- Po sot kemi zyrtarizuar të gjitha prurjet e reja në ekip. Metin Qerim (Voska), Urim Bajrami (KF Gostivari), Drilon Zendeli, Irfan Maksuti, Samir Memedi, Antonio Dimeski, David Caruleski, Zoran Koteski. Mund të them se këto janë përforcime të mëdha.
MIQËSORET– Po me 22 janar kemi caktuar miqësore me Voska Sport në Ohër, pastaj me Novacin në Manastir, ndërsa me Gostivarin ende nuk është caktuar. Ndeshjen gjenerale do ta kemi me Pobeden ose Pelisterin.
APELI DERI TE AFARISTËT- Më vjen shumë vështirë të drejtohem në këtë mënyrë, por për shkak të situatës të vështirë financiare në të cilën ndodhemi jam i detyruar tu bëj apel afaristëve shqiptarë që të gjejnë ndonjë formë ose mënyrë të na ndihmojnë. Si klub kemi nevojë për ndihma minimale. Në këtë pjesë ku jetojmë ne firmat shqiptare janë të pakta, prandaj është e rëndë të gjendet ndonjë të tillë, ndërsa ne vërtetë kemi nevojë për ndihma qofshin ato edhe simbolike. Nuk duam më shumë se harxhimet minimale për futbollistët.
EKZISTENCA– Sezoni nis me 16 shkurt dhe që në start kemi derbin me Pobedën. Për fat të keq nuk kemi stadium që plotëson kushtet e kategorisë së dytë dhe ndeshjet jemi të detyruar t’i zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Prilep. Në pranverë na pret një luftë e madhe për mbijetesë, por ne për vdekje nuk do të dorëzohemi. Shpresat i kemi shumë të mëdha. Do të shkojmë deri në shansën më të vogël. Me tre fitore radhazi largohemi nga pozita e vështirë. T’ju kujtojë se, gjatë gjysmësezonit të kaluar jemi ballafaquar me pengesa të mëdha dhe me disa referime tendencioze. Të gjitha ndeshjet i kemi humbur në dhjetë minutat e fundit. Na kanë bërë shumë opstruksione, pasi jemi klubi i vetëm shqiptarë në ligën e dytë-Lindje.
FALËNDERIM-I falënderoj nga zemra të gjithë lojtarëve, sidomos një falënderim publik për pesë futbollistët nga Shkupi, të cilët tani në janar përmes klubit tonë vazhduan karrierat e tyre në skuadra të tjera sic është Emir Mustafa te Bregallnica dhe Erkan Shaip te Korabi.
PREMTIMI I MUHAMED SEJDINIT– Po unë jam në kontakte me kryetarin e FFM-së, Z. Muhamed Sejdini, i cili personalishte na ka siguruar se do të na ndërtoj stadiumin në Zhitoshë. Deri tani janë rregulluar vetëm zhveshtorët. Ne mbesim me shpresë dhe kemi besim se ai do ta realizojë premtimin dhe ne të bëhemi me stadium tonin ku do të zhvillonim ndeshjet si vendëse.