Valdrin Miftari, drejtori sportiv i Futsal Club Forca nga Kumanova, e ka fituar edhe titullin e kupës me klubin e tij.
Mbrëmë, ai festoi titullin e kupës, teksa para disa ditëve e kishte fituar edhe titullin e kampionit në futsal, duke e vulosur këtë sezon si të jashtëzakonshëm.
E lidhur me këtë sukses, Miftari bëri një postim emocionues në profilin e tij në Facebook për babain e tij, të cilin e humbi para pka kohësh.
“Këtë kup 🏆 ia dedikoj babait tim të ndjerë 🤲
Double Champions in the same season, League Title and Cup League 🏆🏆”, ka shkruar Valdrin Miftari.
Futsal Club Forca tani do të përgatitet për ndeshjet parakualifikuese në Ligën e kampionëve në futsal. (Open-TV)