Një lajm i tmerrshëm për të gjithë në kampin e Struga Trim Lum. Besmir Bojku ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë, diku mbi kyçin e këmbës. Kjo është diagnoza fillestare pasi futbollisti i Strugës TL pësoi keq në duelin me Egzon Belicën e Rabotniçkit, duke u tranferuar me urgjencë në spital.
Kjo do të thotë se për Besmir Bojkun sezoni ka përfunduar.
Është herët për të bërë parashikime se kur do të rikthehet në fusha të blerta.