Profesori univeristar, Jahi Jahiu, nga Kumanova së bashku me dy kusherinjtë e tij nga fshati Orizare i komunës së Likovës me shumë kënaqësi kanë udhëtuar për në Bursa të Turqisë, për të marrë pjesë në një dasëm të kusherinjve të tyre që jetojnë prej shumë dekadash në këtë qytet turk, shkruan Open-TV.
“Jeta përveç hidhërimeve, ka dhe gëzimet e saja. Në darsmën e kushëririt tim Ajhan Guler. Ai sonte marton djalim e vetëm të tij Burakun. Edhe pse largë njëri tjetrit, gjithmom pikëllimet dhe gëzimet i kemi nda sëbashku. Urime darsmën…U trashigoft çifti i ri”, ka shkruar prof. Jahiu në facebook.
“Dasma u bë me të gjitha traditat tona nga Kumanova. Nusen e kemi marrë me flamuj kombëtar. Ishte kënaqësi dhe emocion i madh të takosh vëllezërit pas shumë viteësh. Edhe ne edhe ata ishim mërzitur shumë për njëri-tjetrin. Tash pas dasmës po çmallemi edhe disa ditë ”, shtoi prof Jahiu për Open-TV.
Ky i fundit për Open-TV tregon se kusherinjtë e tij nga Orizarja në Turqi kanë emigruar në vitin 1957. Ai thotë se ka dhjetë vite që nuk janë takuar dhe malli ishte shumë i madh. Jahiu tregon se shumica prej tyre e flasin gjuhën shqipe. (Open-TV)