Rexhep Rushiti e fitoi medaljen e argjendtë në Ligën e të rinjve Karate 1 në Poreç të Kroacisë, pasi humbi në finale nga Abdelaziz Karem Muhammed Mustafa nga Egjipti me rezultat 0-2, shkruan Open-TV.
Megjithatë, Rushiti është heroi i ditës. Karateisti i KK “Kushtrimi” pati një paraqitje të jashtëzakonshme dhe shënoi gjashtë fitore, duke konfirmuar talentin e tij dhe duke lënë të kuptohet se është shpresa e madhe e karatesë së Maqedonisë.
Talenti tjetër Besart Memeti arriti në vendin e shtatë me ripasazh.
Në Ligën e të rinjve Karate 1 marrin pjesë 3639 karateistë me 3714 paraqitje nga 74 shtete. (Open-TV)