Enis Bardhi me shumë gjasa këtë dimër do të largohet nga Trabzonspor dhe numri i klubeve të interesuara për angazhimin e tij është në rritje.
Rayo Vallecano, skuadra e Stole Dimitrievskit, papritmas ‘shpërthen’ në plan të parë për të blerë Enis Bardhin dhe në garë është edhe Cadiz. Më herët për të ka shfaqur interesim edhe Betis.
Bardhi nga Levante u transferua në Turqi verën e kaluar dhe u bë anëtar i Trabzonspor.