Shkëndija e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë nga Tetova sot pasdite e mposhtën Bregallnicën në Shtip me rezultat 0-1, përcjell Open-TV.
Golin e tre pikëve, të kësaj fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, e shënoi Cake në minutën e 65-të pas harkimit nga korneri të Çinarit.
Pas ndeshjes futbollistët e Shkëndijës kanë festuar me selfie në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Shtipit, ndërsa Egzon Bejtullai ka shkruar: E gëzofshi Bajramin +3 pikë.
Tani skuadra tetovare iu ka afruar Struga Trim Lum, lidere, në vetëm tre pikë. Kjo e fundit pushon këtë javë.
Shkëndija ka 50 pikë, Struga Trim Lum 50. Deri në fund të sezonit Shkëndija i zhvillon dy ndeshje në terren të vet me Sileksin (26 prill) dhe Makedonija GJP (30 prill), pastaj me Shkupin me 7 maj në Çair dhe në shtëpi me Strugën me 10 maj. Ndeshjen e fundit e luan me Rabotnickin me 14 maj.
Të gjitha ndeshjet tjera të javës së 28-të do të luhen nesër me fillim prej orës 16:00. (Open-TV)
Ps: Goli i Cakes, pas harkimit nga korneri të Çinarit