Mesfushori me përvojë i Besës, Armend Alimi, dje e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me dobërdollasit, njofton ekskluzivisht Open-TV.
Kumanovari 36 vjeçar si duket nuk e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë dhe të pensionohet.
Drejtuesit e Besës janë të kënaqur nga paraqitjet e deritashme të Alimit dhe kanë insistuar që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit.
Të dy palët si duket kanë pasur nevojë për njëri-tjetrin. Alimi është një prej më meritorëve që Besa po shkruan historinë duke u ngjitur në elitën e futbollit.
Ai gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Si lojtar i Shkëndijës së Tetovës disa vite rresht ishte ndër lojtarët më të mirë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. (Open-TV)