Pas 15 vitesh skuadra e Wrexhamit arriti të sigurojë një vend në ligën e katërt angleze, pasi mposhti me rezultat 3-1 Boram Wood. Ky klub nga Uellsi qendror u bë i famshëm pasi mori si pronarë yjet e Hollivudit Ryan Reynolds dhe Rom McElhenney, të cilët me lot në sy e panë suksesin e ekipit të tyre nga tribuna e Rejskors Graund.
Fitorja ndaj Boram Wood u festua çmendurisht nga tifozët e Wrexhamit të cilët menjëherë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit u vërsulën në fushë dhe së bashku me lojtarët festuan suksesin e klubit të tyre.
🥲 @VancityReynolds and @RMcElhenney in tears watching their @Wrexham_AFC seal promotion pic.twitter.com/xZ7fCbfaRh
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 22, 2023