Lojtarët e Shkupit më në fund treguan atë që dinë. Ata sot festuan në ndeshjen në shtëpi ndaj Rabotniçkit me rezultat 5-0 (4-0), në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Parë.
“Pëllumbat” luajtën një pjesë të parë të furishme, duke shënuar katër gola dhe duke mposhtur rivalin në vetëm gjysmë loje. Pas dy ndeshjeve me trajnerë të ndryshëm, Goce Sedloski sërish udhëhoqi Shkupin dhe pas tre xhirosh, kampioni më në fund fitoi bindshëm. Nga ana tjetër, “romantikët” që mbetën me një lojtar më pak herët, shënuan humbjen e katërt sezonale.
U deshën vetëm katër minuta që nikoqiri të kalonte në avantazh. Freddy Alvarez krosi nga gjuajtja e lirë dhe mbrojtësi Gagi Margvelashvili shënoi me kokë për 1-0. Menjëherë pas kësaj, ish-lojtari i çairasve, Fati Ismaili, gaboi. Alvarez i vodhi topin dhe shkoi drejt portës, më pas u tërhoq për fanelle dhe menjëherë gjyqtari i dha kartonin e kuq. Ishte minuta e 28-të kur rrjeta e miqve u tund për herë të dytë. Alvarez tentoi të gjuante nga distanca, gjuajtja u bllokua dhe rikthimi përfundoi te Renaldo Cefas, i cili realizoi për 2-0.
Shkupi kishte kontroll të plotë të lojës në mesin e fushës, ndërsa Rabotniçki ishte inferior. 3-0 për vendasit në minutën e 38-të me autor Pepi Gjorgjiev.
Dy minuta më vonë, rrjeta e mysafirëve u tund sërish. Aksioni u drejtua nga Trapanovski në krahun e majtë, për ta vonuar lehtësisht të vetmin Kueven, i cili gjuajti anash për 4-0.
Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra, të dy trajnerët vendosën për ndryshime dhe dukej qartë se të gjithë prisnin fundin. Skuadra vendase kishte kontroll të plotë në fushë, nuk lejonte afrime drejt portës, diktonte ritëm dhe intensitet. Në fund pati një gjysmë shansi për të rritur avantazhin dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Freddy Alvarez. Ishte minuta e 78-të kur tekniku i shkëlqyer praktikisht përshkoi mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi me një goditje për 5-0.
Shkupi pas gjashtë xhirove ka dhjetë pikë, kurse Rabotnicki është i parafundit me vetëm katër pikë.
https://streamable.com/fgriqz