Ish-trajneri i skuadrës së Shkëndijës, strategu shqiptar Ernest Gjoka do të promovohet sot si trajner i ri i skuadrës së Shkupit. Pas zëvendësimit të Mladen Zhizhovich, Gjoka vjen në Çair për të shuar “zjarrin”.
Detyra e tij kryesore do të jetë që me Shkupin ta vazhdojë betejën për titull deri në fund të kampionatit. Skuadra nga Çairi ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë nga Tikveshi.
Gjoka ishte pjesë e Shkendijës në periudhën 2019-2021.
Në renditjen tabelare, Shkupi zë vendin e dytë me 55 pikë, tre më pak se liderja Struga Trim Lum dhe tre më shumë se Shkëndja e vendit të tretë.
Gjoka do të debutoj në pankinën e Shkupit në ndeshjen kundër Tikveshit në Çair.