Nesër (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja derbi mes FC Shkupi dhe Shkëndija, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, përcjell Open-TV.
Takimi luhet në stadiumin e Çairit me fillim prej orës 13:00 dhe me këtë rast FC Shkupi bën thirrje tifozëve të vet për anim korrekt.
Postimi i plotë i FC Shkupi:
Në qytet sapo ka filluar përgatitja për ndeshjen e nesërme. Të dashur tifozë, ne ju bëjmë thirrje që të bëni tifo në mënyrë korrekte. Të përkrahim klubin ashtu siç na ka hije.
SHIHEMI NË STADIUM! 💪💙🤍./Open-TV.