Ekspedita e Struga Trim Lum ka udhëtuar për në Vilnius, ku të martën, do të luaj kundër Zalgirisit, kampionit të Lituanisë, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Nga Shkupi për në Vilnius, sonte nga ora 20:00 do të ketë fillimisht fluturim për në Frankfurt, e më pas për në Lituani.
Atmosfera në ekspeditën e kampionit tonë është e mrekullueshme. Të gjithë janë optimistë, sidomos lojtarët, se përkundër cilësisë së Zalgirisit, struganët do të kenë fuqi për të marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe më pas në kthimin në Ohër më 18 korrik do të sigurojnë triumfin përfundimtar.