Arena Cup në fshatin Hotël të komunës së Likovës vazhdon edhe sot me zhvillimin e tre ndeshjeve, ndërsa në fushë do të zbresë edhe ekipi i FC Zimberi, një prej favoritëve të mëdhenj të këtij turneu, shkruan Open-TV.
FC Zimberi nga fshati Rramanli i Kumanovwë do të përballet me ekipin e Mardon nga Haraçina, ndeshje që do të fillojë në ora 20:20.
Trajneri i FC Zimberi, Qazim Zimberi edhe në këtë turne i ka në dispozicion lojtarët që ia sollën titullin kampion në turneun e verës në Llopat të Kumanovës.
Ai sot është shfaqur shumë i lumtur që në turnuen Arena Cup është i kompletuar.
Në përbërje i ka këto futbollistë: Dani Alaj, Behar Topalli, Halim Selmanaj, Melos Kelmendi, Loni Maxharraj, Arif Limani, Ivan Stojanovski, Feriz Zimberi dhe Lulzim Zymberi, gati të gjithë futsallistë të njohur nga Kosova, e që luajnë nëpër klube të njohura dhe në Europë.
Kjo ndeshje i takon grupit G, ku bëjnë pjesë edhe Redon Picture dhe 6 Qershori.
Në takimin e sontëm, FC Zimberi pritet të ketë edhe mbështetjen e publikut./Open-TV/