Trajneri i njohur nga Kumanova, Ferid Agushi fitoi Kupën e Kosovës me Prishtina 01. Suksesi u arrit pas triumfit 3-2 pa lojës shtesë ndaj Liqenit, në finalen e luajtur, të mërkurën në mbrëmje, në Prishtinë, raporton Open-TV.
Postimi i FC Prishtina 01:
𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐩𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬
𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝟎𝟏 𝐯𝐬 𝐅𝐂 𝐋𝐢𝐪𝐞𝐧𝐢 𝟑-𝟐 (𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞)
FC Prishtina 01 ka fituar Kupën e Kosovës për herë të dytë radhazi, të tretën në histori të klubit.
Bardhekaltërit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por në disa raste fati na e ktheu shpinë.
Gjatë kohës së rregullt, ishin Arif Limani dhe Fitim Krasniqi që shënuan golat për skuadrën tonë.
Pas një dominimi për dhjetë minuta në kohën shtesë, në sekondat e fundit, një asistim maestral i Malush Qerimit gjeti Yll Mazrekun që shënoi për 3-2.
Trofe që rrit besimin e skuadrës drejt objektivit kryesor . (Open-TV)