Hanumsha Ajdini-Qerkini, ansambleistja shqiptare në Kuvendin Komunal të Gjenevës, këto ditë po qëndron në vendlindjen e saj në Çerkez të Kumanovës.
Në intervistën për Open-TV, ajo ka rrëfyer për jetën e saj se si ka shkuar në mërgim, çka e ka shtyrë të merret me politikë, respektivisht inkuadrimin në partinë e të Gjelbërve, integrimin e të rinjve shqiptarë në Zvicër e të tjerë.
Hanumsha Ajdini-Qerkini ka edhe një mesazh për rininë shqiptare në Zvicër.
“Merruni me politikë, merruni me projekte, sfidojeni vetën”, tha mes tjerash ajo për Open-TV.
Intervistën e plotë të Hanumsha Ajdini-Qerkini me gazetarin Reshat Ibraimi mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.