Juventusi ka arritur që ta barazojë rezultatin në fund të takimit ndaj Sevillës në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të En Nesyri, i cili shënoi në minutën e 26-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa, kur të gjithë menduan se Sevilla e mori fitoren, në minutën e 97-të të takimit, Gatti shënoi për 1-1.
E, në anën tjetër, fitore të rëndësishme si vendase ka marrë edhe Roma ndaj Bayer Leverkusenit, po ashtu me rezultat minimal, 1-0.
Golin e fitores e shënoi Bove në minutën e 63-të, pas një pasimi të Abhram.