Gazetarja e njohur sportive nga Prishtina, Qeqa Krelani, flet me superlativë për Jasir Asanin, lojtarin e Kombëtares shqiptare. Në një pronocim për Open-TV, ajo tha se Asani është një lojtar i talentuar, intelegjent dhe profesionist. Krelani tha se nuk ka parë futbollist si ai që shkrihet për të përfaqësuar një kombëtare.
“Sot në literaturën futbollistike po qarkullon fjala ti që do të thotë: talent, intelegjent dhe profesionist. Dhe, ky për mua është Jasir Asani. Është një prej atyre tipave që një trajner I madh do të jepte dy-tre futbtollistë për të që ta kishte. Unë nuk di se cka ka bërë federate maqedonase që ka humbur një futbollist të këtij kalibri, mirëpo unë nuk kam parë futbollist që shkrihet, e lë lëkurën për të përfaqësuar një kombëtare “, deklaroi për Open-TV gazetarja e njohur sportive Qeqa Krelani. (Open-TV)